Leo Messi shkel fanellën e Barcelonës – nuk e merr mundimin ta largojë nga toka

by Nexhat

Lionel Messi u paraqit në fitoren e fundit 2-1 të Inter Miami ndaj Atalanta United në MLS.

Megjithatë, diçka e diskutueshme ndodhi para ndeshjes kur argjentinasi po dilte në ngrohje

banner

Teksa Messi doli në fushë, një tifoz nga tribuna vendosi t’i hidhte një fanellë të Barcelonës drejt tij.

Mbështetësi ndoshta e bëri këtë me shpresën se argjentinasi do të njihte ngjyrat dhe do të vendoste ta nënshkruante për të

Megjithatë, Messi përfundoi duke shkelur fanellën, edhe pse duket se ka qenë një veprim i rastësishëm.

Leo gjithashtu nuk u mërzit ta hiqte nga toka, pasi nxitonte të bënte seancat e ngrohjes me shokët e tij të skuadrës.

Messi vazhdoi të shënonte golin e tij të parë në sezonin MLS 2025 kundër Atalantës për të vazhduar formën e tij të mirë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy