Nedim Bajrami: Të gjithë jemi gati për rezultat pozitiv kundër Anglisë

by Nexhat

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka vijuar paraditen e të martës (18 mars) me stërvitjen e radhës në prag të dy ndeshjeve kualifikuese të Grupit K për Kupën e Botës 2026.

Kuqezinjtë të premten e 21 marsit luajnë në Londër kundër Anglisë, ndërsa tre ditë më vonë në Tiranë mbërrin Andorra.

banner

Pas stërvitjes së sotme, dy mesfushorët Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami folën për mediet, përcjell Gazeta Tema.

Nedim Bajrami i Rangers është mësuar me futbollin fizik në ishull dhe paralajmëron një lojë të ngjashme nga “Tre Luanët”. Fantazisti kërkon që të mësojnë nga gabimet e së shkuarës.

Anglia? Te Rangers kam gjashtë muaj të mira, këtë kohë nuk kam marrë shumë minuta, por jam i gatshëm. Unë luaj në krah dhe në mesin e fushës, ku të dojë Sylvinho unë jam gati për të dhënë më të mirën.

Humbja 5-0 e katër viteve më parë, ju në fushë – Po, duhet ta përgatisim ndryshe këtë ndeshje. Kemi një kundërshtar me cilësi.

Eliminimi i Fenerbahces – Kemi fituar vetbesim te Rangers, me këtë kam ardhur edhe në Kombëtare.

E përballon Shqipëria fizikisht Anglinë? Jemi gati, afrimi i Brojës na kompleton. Anglia luan në atë mënyrë. Unë do jap maksimumin, si gjithë djemtë.

Mësim nga Liga e Kombeve? Kompeticionet janë ndryshe, të mësojmë nga gabimet dhe të jemi gati për Anglinë”, tha Nedim Bajrami.

Kombëtarja kuqezi do ta vijojë sërish sot në orën 16:00 një tjetër stërvitje, ndërsa nesër bëhet nisja drejt Londrës. Në gjashtë takimet kundër Anglisë në histori, Kombëtarja ka marrë po kaq humbje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy