Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton, ka komentuar deklaratat e djalit të presidentit Trump, Donald Trump Jr, rreth ndërhyrjes së NATO’s në luftën e Kosovës.
“Nuk është përzgjedhur asnjëherë nga askush për të përfaqësuar SHBA-në”, tha Bolton në një intervistë në Euronews Albania.
Bolton tha se deklaratat e djalit të Trump, i cili tha se NATO nisi bombardimet në kulmin e skandalit mes presidentit të atëhershëm të SHBA-së Bill Clinton dhe Monica Lewinsky, mund të jenë edhe në kuadër të investimeve të Trumpit në Serbi.
“Ne nuk është se kemi një lloj forme presidenciale që trashëgohet. Është një shprehje që mund të mos e gjejmë të rëndësishme, por është diçka që mund të ketë të bëjë me investimet organizative të Trumpit në Serbi, por duhet të kujtojmë se Donald Trump Jr, nuk është zgjedhur asnjëherë nga askush për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Bolton
I pyetur se sa vëmendje mund të ketë Trump në zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë, Bolton tha se nuk duhet të kundërshtohet një zgjidhje mes të dyjave vende.
“Mund të jetë shumë e rëndësishme. Nëse do të ketë vëmendjen për këtë. Jam përshirë edhe unë personalisht kur shërbeja në sigurinë kombëtare dhe në atë kohë mendova që Serbia dhe Kosova mund të jenë pranë një marrëveshje dhe kjo është në interesin e të gjithëve në Ballkan që të përpiqen që ta kalojnë këtë ngarje kaq të gjatë. Nuk do kemi këto investime ekonomike deri sa të zgjidhen këto çështje politike. E kuptoj vështirësinë, e kuptoj historinë e gjatë, por faktikisht nuk mund ta kundërshtojmë një zgjidhje mes dy vendeve Kosovë-Serbi. Të dy udhëheqësit duhet të ulen së bashku dhe ta zgjidhin këtë, ne të tjerët mund të krijojmë kushte që ata mund të arrijnë një marrëveshje”.