Ronaldo “Fenomeni” nuk e përmendi fare Cristianon kur listoi lojtarët e tij favorit

by Nexhat

Ronaldo Nazario ka dhënë mendimin e tij për më të mirët e historisë, duke listuar lojtarët që ai i pëlqen t’i shohë duke luajtur.

Legjenda braziliane e llogariti Lionel Messin si numri një në listën e tij, derisa Cristiano Ronaldon fare nuk e përmendi.

banner

Messi e ka shijuar një karrierë goxha legjendare, si me klub ashtu edhe me kombëtare. Ai e ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve, teksa po ashtu ka triumfuar me Argjentinën në Kupën e Botës të vitit 2022.

Ronaldo ka thënë se do të duhen edhe 20 ose 30 vite të tjera, për të parë një lojtar të ngjashëm si Messi.

Duke folur për “AS” më 2020, ai tha: “Messi sigurisht është numër një, do të duhen edhe 20 ose 30 vite për të parë një lojtar tjetër si ai”.

Përveç Messit, ai po ashtu kishte bërë me dije se ka qejf t’i shohë duke luajtur edhe Eden Hazard, Mohamed Salah, Neymar e Kylian Mbappe.

Gjatë asaj kohe, Hazardi ishte te Real Madridi, Neymar e Mbappe ishin te PSG-ja

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy