Alexander-Arnold do të largohet në verë, Liverpooli gjen mbrojtësin e djathtë

by Nexhat

Trent Alexander-Arnold do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit, pasi lojtari ende nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Palët po diskutojnë për një kontratë të re, megjithatë ende nuk ka një marrëveshje dhe Alexander-Arnold mund të largohet në verë si lojtar i lirë

banner

Ylli anglez duket se dëshiron transferimin te Real Madridi, derisa Liverpooli po shikon qysh tani zëvendësuesin e tij

Sky Sport Germany ka raportuar se anësori holandez i Bayer Leverkusen, Jeremie Frimpong është objektivi kryesor i The Reds për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Liverpooli e ka përcjell prej kohësh holandezin dhe në verë pritet të bëjë hapa konkret për transferimin e tij.

Megjithatë gara është e madhe për Frimpong, për t’i siguruar shërbimet e tij Liverpooli duhet të paguajë rreth 50 milionë euro.

Në 40 ndeshje zyrtare këtë eidicon, Frimpong ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy