Berisha akuzon Ramën për dështim të zgjidhjes së çështjes së pronave

by Nexhat

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka vullnet për të zgjidhur problemin e pronave. Gjatë një aktiviteti me ekspertë të Fondacionit “Konrad Adenauer”, Berisha tha: “Nga viti 2014 gjer sot, nga 26 mijë dosje, janë zgjidhur vetëm 800 dosje. Kanë qenë vitet e plaçkitjes më të madhe të pronës që nga vitet ’46.”

Berisha akuzoi Rama se është bërë pronar i tokës në Himarë pa dokumente ligjore, duke shtuar: “Vetë Edi Rama, shfrytëzoi marrjen e detyrës së kryeministrit për t’u bërë pronar i një sipërfaqeje të madhe toke në Himarë, pa asnjë dokument kadastral.”

banner

Ai premtoi se, nëse Partia Demokratike fiton zgjedhjet e majit, do të zgjidhë çështjen e pronave brenda një mandati. “PD është e vendosur t’i japë zgjidhjen e plotë dhe përfundimtare çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave gjatë një mandati,” theksoi Berisha. Ai shtoi se do të ndërhyhet në çdo ligj dhe do të merren vendime për të ofruar një zgjidhje të ndershme dhe të drejtë për pronarët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy