Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Vogovë, afër pikës kufitare Qafë Prush, në Gjakovë.
Lajmi është konfirmuar nga zjarrfikësit e Gjakovës, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të lënduar.
“Sot, në fshatin Vogovë (afër pikës kufitare Qafë Prush), ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku si pasojë janë lënduar rëndë katër persona. Ekipet e zjarrfikësve dhe emergjencës janë angazhuar menjëherë për të ndihmuar dhe për të siguruar personat e lënduar, duke ofruar ndihmën e nevojshme”, thuhet në njoftimin e zjarrfikësve.
Më tej, ata theksuan se janë gjithmonë të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo situate emergjente dhe për të siguruar mbështetje për qytetarët e Gjakovës.