Krasniqi me qindra anëtarë të PDK-së shkojnë për ngushëllime te familja Thaçi

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga qindra zyrtarë të partisë, anëtarë të Kryesisë, deputetë, kryetarë komunash dhe aktivistë, ka vizituar sot familjen Thaçi për t’iu shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

PDK tha se në këtë vizitë ngushëllimi, përfaqësuesit e PDK-së shprehën dhembjen dhe solidaritetin e tyre me familjen Thaçi, duke kujtuar figurën e Haxhi Thaçit si një njeri të urtë dhe të përkushtuar për familjen dhe atdheun.

banner

“Kryetari Memli Krasniqi vlerësoi kontributin dhe vlerat e larta njerëzore të Haxhi Thaçit, duke theksuar se ai do të kujtohet gjithmonë me respekt e mirënjohje. PDK qëndron pranë familjes Thaçi në këtë kohë zie”, ka njoftuar kjo parti.

Haxhi Thaçi u varros dje në fshatin e tij të lindjes, në Burojë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy