The Guardian citon burime në strukturën e mbrojtjes britanike se armët dhe trajnimet e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën do të vazhdojnë, pavarësisht kërkesës së Kremlinit që paqja mund të arrihej vetëm nëse të gjitha ndihmat ushtarake të huaja do të pezulloheshin.
MB u përgjigj fillimisht ndaj një deklarate të Kremlinit të martën mbrëma pas një bisede mes Vladimir Putin dhe Donald Trump, që përmbledh pozicionin që thuhet se ka mbajtur presidenti rus gjatë diskutimit.
Por të mërkurën në mëngjes, Britania e theksoi se nuk ka ndryshuar pozita e saj dhe se rrjedha e ndihmave ushtarake – që arrijnë në vlerën e 4.5 miliardë funte këtë vit – nuk do të ndalet thjesht sepse Kremlini e kërkon këtë, raporton The Guardian.
Kjo njoftim vjen pas një konference për shtyp të udhëheqësve të Francës dhe Gjermanisë të martën, të cilët thanë se do të vazhdojnë t’i qëndrojnë pranë Ukrainës – në përgjigje të një kërkese të Kremlinit që sipas ekspertëve do ta linte Kyivin të izoluar ushtarakisht.
Kremlini ka thënë se “kushte kyçe për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit” janë “ndalimi i plotë i ndihmave ushtarake të huaja dhe dhënia e informacionit të inteligjencës për Kyivin”.