Pensionohet Arsim Bajrami

by Nexhat

Akademik Arsim Bajrami, sot feston ditëlindjen e tij të 65-të. Me këtë rast ai ka njoftuar se është pensionuar.

Bajrami, është profesor i njohur në fushën juridike. Ai ishte pjesë e gjitha proceseve shtetformuese të Republikës së Kosovës.

banner

Krahas punës akademike, ishte aktiv edhe në jetën politike duke marrë pjesë në negociatat në Rambuje për lirinë e Kosovës, negociatat e Vjenës për pavarësinë e Kosovës dhe duke qenë hartues dhe i të gjitha akteve kushtetuese nga viti 1990 e deri më sot.

Arsim Bajrami, gjatë karrierës se tij ka qenë edhe bartës i shumë funksioneve publike politike.

Ishte deputet i zgjedhur në pesë mandate dhe ministër i qeverisë së Kosovës në dy mandate, Ministër i Administratës Publike dhe Ministër i Arsimit.

Ai ishte edhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar një status ku ka falënderuar studentët dhe familjen e tij për mbështetje gjatë karrierës së tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy