Ambasada Austriake në Tiranë: Të përkushtuar për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

by Nexhat

Ambasada Austriake në Tiranë ka ndarë një postim në rrjetin social Facebook ku shprehet se Austria është qartazi e përkushtuar në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në postimin e saj ambasada u shpreh se gjatë takimit të mbajtur mes ambasadorëve austriakë të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe ambasadorëve austriakë u shkëmbyen ide  për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

banner

Më tej në postim ambasada shprehet se është thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri që SPAK të ketë pavarësi në hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit.

“Pak muaj më parë u hap rruga për negociatat gjithëpërfshirëse të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Austria është qartazi e përkushtuar ndaj perspektivës së Shqipërisë në BE dhe po mbështet, ndër të tjera, zbatimin e reformës në drejtësi.

Kështu, ambasadoret dhe ambasadorët austriakë të rajonit të Ballkanit Perëndimor shkëmbyen ide edhe me përfaqësues të Strukturës së Posaçme për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gjatë konferencës së tyre në Tiranë.

Pavarësia e SPAK-ut në hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar është thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri”,-shkruhet në postim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy