Armand Duka i përmend benefitet e Shqipërisë për organizimin e përbashkët të Evropianit me Serbinë

by Nexhat

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e ka dhënë një intervistë të gjatë për UEFA-n, përmes së cilës i ka prekur shumë tema.

E njëra prej tyre ishte edhe organizimi i përbashkët i Evropianit U-21 me Serbinë në vitin 2027.

banner

Kreu i futbollit shqiptar i përmendi benefitet e Shqipërisë nga organizimi i këtij evenimenti, i cili ka qenë i shumë-kritikuar nga shqiptarët nga mbarë bota, posaçërisht nga ata të Kosovës, duke e pasur parasysh të kaluarën e hidhur, por edhe të raporteve të tashme mes dy popujve.

“Fillimi i aplikimit ka qenë individual, por me një lloj pragmatizmi rrugës vendosëm të bashkonim kandidaturat me Federatën e Serbisë për të pasur më shumë shanse që ta fitonim organizimin e këtij turneu. Shqipëria nuk ka organizuar kurrë më parë një turne sporti të një niveli kaq të lartë.”

“Ne do të presim finalet e Kampionatit Europian U-17 në maj këtë vit, që gjithashtu është një kompeticion i rëndësishëm, por pritja e finaleve të Kampionatit Europian U-21 është një nivel shumë më i lartë. Benefitet e Shqipërisë janë të shumta, që nga pjesëmarrja e Kombëtares tonë U-21 për herë të parë në finalet e një Europiani e për të vijuar me përmirësimet në infrastrukturë që do të sjellë ky turne. Do të ketë përfitime ekonomike veçanërisht në drejtim të turizmit.”

“Në fund, por jo për nga rëndësia, mendoj se mesazhet që ne i japim botës me këtë organizim janë shumë të mëdha. Kampionati Europian U-21 2027 do të jetë më shumë sesa një turne futbolli. Do të shërbejë si nxitje për të thyer barriera, për të forcuar mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të krijuar një të ardhme më pozitive për popujt e Ballkanit dhe do të tregojë se çfarë mund të arrihet kur njerëzit bashkohen rreth një objektivi të përbashkët, të frymëzuar nga fuqia e futbollit.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy