Berisha komenton ndryshimet në Bashkinë e Tiranës: Përplasje mafioze, Rama emëron Ristanin, Veliaj e shkarkon

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me ndryshimet e fundit në Bashkinë e Tiranës, duke theksuar se ato nuk janë çështje që i përkasin vetëm kryeministrit Edi Rama apo kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.

Gjatë një takimi me banorët e njësisë nr. 8 në kryeqytet, Berisha theksoi se vendimmarrja për këto ndryshime është e drejtë dhe kompetencë e Këshillit Bashkiak, jo Rames apo Veliajt. Ai shtoi se “njëri e emëron, tjetri e shkarkon“, duke komentuar procesin që përfshiu Anuela Ristanin dhe Sara Goxhajn.”

banner

“Përleshja e tyre në bashkinë e Tiranës është përleshje mafioze nga më mafiozet dhe më kriminalet. Erion Veliaj dënohet për ato gjëra që nuk i ka bërë bashkë me Edi Ramën dhe për djegësin që e ka bërë me urdhër të Edi Ramës nuk dënohet. Nuk dënohet për “5D” për hotelin se u tha që është Olsi Rama aksioner. Dhe tani beteja është mafioze, njëri shkon e emëron Anuela Ristanin, Veliaj e shkarkon dhe emëron një tjetër aty në funksion. Ato janë funksionet të Këshillit Bashkiak as të Ramës dhe as të Veliajt. Duhet të mblidhet Këshilli Bashkiak dhe të emërojë kush duhet të kryejë funksionet, por betejë mafiozësh. Rama shkon dhe emëron sekretar të përgjitshëm një tjetër, ky i thotë Policisë Bashkiake ndaloni hyrjen nga burgu. E merrni vesh se ku është Tirana dhe bashkia, në çfarë mafie të rrezikshme është. Kjo është vetëm pjesa e parë e filmit të narkos. Kemi parë vetëm serinë e parë të atij filmi. Se çfarë do të shohim në seritë e tjera do të çuditet ju dhe bota”, tha Berisha.

Brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur një sërë emërimesh dhe shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës. Gjithçka nisi me një vendim të datës 18 Mars i nënshkruar nga paraburgimi i Durrësit nga ana e kryebashkiakut Erion Veliajt, që i heq kompetencat nënkryetares Anuela Ristani dhe emëron si kryetare të komanduar të Bashkisë Tiranë, Sara Goxhajn.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy