Edi Rama: Vetëm PS mund ta çojë Shqipërinë drejt BE-së, zgjedhjet e 11 majit janë vendimtare

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një çështje ekzistenciale dhe se Partia Socialiste është e vetmja forcë që mund ta realizojë këtë objektiv. Në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale, ai ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit, duke i cilësuar ato si një moment kyç për të ardhmen e vendit.

Sipas Ramës, Shqipëria nuk mund të mbetet jashtë BE-së dhe ka nevojë për një mandat të fortë për të siguruar vazhdimësinë e procesit të integrimit. Ai ka theksuar se deri në vitin 2027 pritet të përmbyllet procesi i negociatave, duke hapur rrugën për anëtarësimin e plotë.

banner

Nuk mund të rrimë jashtë. Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-së, aty e kemi vendin. Prandaj, më 11 maj, shqiptarët duhet të votojnë për të ardhmen dhe jo për tifozllëk politik. Ne kemi nevojë për një mandat të fortë që të mos ketë asnjë lëkundje në procesin e integrimit,” tha Rama.

Ai shtoi se edhe nëse nuk do të jetë vetë ai kryeministri që do të firmosë anëtarësimin e Shqipërisë në BE, është i bindur se këtë do ta bëjë një socialist, madje mund të jetë edhe një grua në krye të qeverisë.

Rama theksoi gjithashtu përfitimet që sjell anëtarësimi në BE për qytetarët shqiptarë, si liria e plotë e lëvizjes, mundësitë e reja për studime dhe punësim në vendet e unionit, si dhe eliminimi i barrierave burokratike që ekzistojnë aktualisht.

Sot për sot lëvizim pa viza, por kur kalojmë kufirin, na ndalojnë dhe na pyesin ku po shkojmë, sa lekë kemi, kush na ka ftuar. Me pasaportën europiane, çdo shqiptar do të ketë të njëjtat të drejta si çdo qytetar i BE-së,” shtoi Rama.

Në këtë komunikim, ai nuk la pa ironizuar kundërshtarët politikë, duke vënë në pikëpyetje seriozitetin e opozitës dhe koalicionit të tyre

Zgjedhjet e 11 majit, sipas Ramës, janë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë dhe për përfundimin e një periudhe të gjatë tranzicioni.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy