14
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është marrë në pyetje nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në kuadër të hetimeve ndaj tij. Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se Veliaj ka dhënë shpjegime në prani të avokatëve të tij.
Aktualisht, Veliaj ndodhet në burg pas masës së sigurisë të dhënë më 12 shkurt 2025. Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të hedhin më shumë dritë mbi çështjen në ditët në vijim.