Kica-Xhelili: LDK punoi fort dhe drejtë

by Nexhat

Nënkryetarja e LDK-së ka thënë se partia e saj në fushatën zgjedhore ka punuar shumë por nuk e kanë pritur rezultatin e arritur dhe se për të nuk janë të kënaqur

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini ka folur për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet parlamentare.

banner

Ajo ka falënderuar të gjithë votuesit e LDK-së duke thënë se ata besuan në një fushatë me plotë integritet.

Ajo ka thënë se votuesit e LDK-së nuk kanë pranuar të bien preh e mllefit dhe urrejtjes.

‘’A është ky rezultat zgjedhor rezultati të cilin e kemi pritur, natyrisht që jo, sepse mendoj që kemi punuar shumë, kemi punuar fort e mbi të gjitha kemi punuar drejt që të arrijmë një rezultat tjetër’’.

Ajo ka thënë se gjatë fushatës kanë pasur vlerësime që të punojnë të kundërtën dhe sondazhe që u kanë thënë të kundërtën.

Tutje Kica-Xhelili ka thënë se sallat nuk i kanë mbushur duke bartur njerëz nga një qytet në tjetrin por sallat e tyre janë mbushur me njerëz që i kanë mbështetur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy