Doarsa Kica-Xhelili, nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka komentuar deklarimin e Agim Veliut i cili një natë më herët në një linjë direkte në Debat Plus ka thënë se udhëheqësija e LDK-së kishe keq renditur kandidatët ndërsa për Kica-Xhelilin ka deklaruar se ‘pak me grith/gërvish i del shenja e Vetëvendosjes’.
Ajo ka thënë se ka dilema rreth komentimit apo jo të deklarimit të Veliut.
‘’Nuk e di në qoftë se zotëri Veliu ka personalisht përvojë me gërvishtje por unë nuk kam, madje madje mua më njohin si kogja libër të hapur që jam sikurse brenda sikurse jasht dhe shumë shpesh kritikohem që lehtësisht shprehi atë që e mendoj’’, ka thënë ajo.
Tutje ajo ka thënë se nuk kalkulon politikisht për atë që e thotë.
Ajo ka thënë se ndien keqardhje për Veliun si figurë politike për të cilin thotë se nuk është ‘pa një atribut politik… e ta zgjedh këtë gjuhë, ti drejtohet një personi të LDK-së që s’ka qenë kurrë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje’.
Ajo ka thënë se sulmet ndaj saj janë që nga momentin i daljes në LDK dhe janë kryekëput të drejtuara për shkak të qëndrimeve politike.
‘’Sepse nuk mund ti bëshë një partie politike mbështetje fiktive duke shpresuar ndoshta që ne të mbështetemi nga eksponent të caktuar vetëm sepse mund të bëhemi me një parti politike më pas’’.
Nënkryetarja e LDK-së tutje ka thënë se i qëndrojnë besnik qëndrimeve politike të parazgjedhjeve