Kroacia e ka shokuar Francën në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kombeve.
Kroatët mposhtën Gjelat me rezultat 2-0, duke bërë një hap gjigant për promovimin në Ligën A.
Në minutën e tetë, Andrej Kramaric dështoi të kalonte Kroacinë në epërsi, pasi nuk shënoi nga penalltia.
Por, në minutën e 26-të, Ante Budimir shënoi golin e parë për kroatët me një asistim të Ivan Perisic.
Perisic më pas ndryshoi rolin nga asistues në golashënues, duke dyfishuar epërsinë e vendasve.
Pjesa e dytë pati shumë raste, mirëpo të dy kombëtaret nuk arritën t’i konkretizonin ato.
Në anën tjetër, Spanja i shpëtoi humbjes nga Holanda, duke barazuar 2-2 në udhëtim.
Pas nëntë minutash lojë, Nico Williamas kaloi Furinë e Kuqe në epërsi me një asistim të Pedrit.
Por, Cody Gakpo i barazoi shifrat në 1-1 kur u asistua prej Justin Kluivert në minutën e 28-të.
Rezultatin e përmbysi Tijjani Reijnders (46’), me një asistim të bukur nga Jeremie Frimpong.
Mirëpo, heroi i Spanjës doli të ishte Mikel Merino, kur shënoi në minutën e 90+3-të, për t’i barazuar shifrat në 2-2.
Kujtojmë se fituesi i duelit mes Kroacisë dhe Francës, do të përballet në gjysmëfinale mes fituesit të duelit Holandë-Spanjë.