Marrëveshje sikurse me Kroacinë e Shqipërinë? presidenti letonez: Osmani më propozoi, do ta diskutojë kur të kthehem në Riga

by Nexhat

Presidenti letonez, Edgar Rinkevics, në konferencën për media në Prishtinë, ka treguar se presdientja Osmani i ka propozuar arritjen e një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Letonisë në fushën e mbrojtjes, njejtë sikurse ka nënshkruar Kosova me Shqipërinë dhe Kroacinë,

Rinkevics ka treguar se me vete ka marrë edhe njeriun e mbrojtjes dhe se do të diskutojë për një gjë të tillë kur të kthehet në Letoni.

banner

Ai ka deklaruar se do të diskutojnë me ministrinë e Mbrojtjes lidhur me bashkëpunimin e mundshëm mes dy shteteve në fushën e mbrojtjes.

“Presidentja ma dha idenë për këtë marrëveshje, do ta ndajë me kolegët në shtëpi, do të shohim se cfarë lloj marrëveshjesh mund të bëjmë në fushën e mbrojtjes. Sigurisht do të punojmë me Ministrinë e Mbrojtjes. Fatmirësisht kemi edhe njeriun e mbrojtjes këtu dhe ai do të diskutojë këtë me ministrinë e Mbrojtjes kur të kthehemi në Riga”, ka deklaruar presidenti letonez.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy