Ministrja e Jashtme e Austrisë, Meinl-Reisinger bisedë telefonike me Gërvallen dhe Gjuriqin, “Angazhohuni për dialog”!

by engel

Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ka bërë të ditur se ka folur në telefon me homologen e saj kosovare, Donika Gërvalla, si dhe me ministrin e jashtëm serb, Marko Gjuriq.

Në një postim në platformën X, ajo ka bërë të ditur se me Gërvallën kanë biseduar për perspektivën e Kosovës në Bashkimin Evropian.

banner

Ndër tjera, Meinl-Reisinger theksoi se të gjitha palët duhet të angazhohen në procesin e dialogut.
“Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në procesin e dialogut, dhe të ecin përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve. Ky është çelësi kur bëhet fjalë për rrugën e tyre në BE!”, ka thënë Meinl-Reisinger.

Kurse, në një postim tjetër në platformën X, ajo pohoi se me Gjuriqin kanë biseduar edhe për mbështetjen e Serbisë në reformat që duhen për t’u bërë pjesë e BE-së.“Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të ecin përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Ky është çelësi kur bëhet fjalë për rrugën e tyre në BE. Gjithashtu theksova rëndësinë e ruajtjes së shtetit të së drejtës dhe nxitjes së një dialogu të vërtetë për të kapërcyer ndarjet në shoqëri”, ka shkruar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy