Pas përfundimit të Olimpiadës në nivel shkolle, ku morën pjesë 71 nxënës, nga të cilët 18 fituan të drejtën për të garuar në nivel komunal, Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Obiliq, shpërblen të gjithë pjesëmarrësit me certifikata mirënjohjeje.
Ndërkohë, drejtorët e shkollave shpërblyen me nga një libër nxënësit që kanë zënë vendin e parë në garën brenda shkollës së tyre
Nxënësit që kanë fituar vendin e parë janë: I. ShFMU “Hasan Prishtina” – Milloshevë, Eliza Krasniqi, Fjona Thaqi, Sorea Krasniqi.
II. ShFMU “Abdurrahman Gërguri” – Dardhishtë, Sidorela Mehmetaj, III. ShFMU “Migjeni”- Siboc, Orges Sadiku.
Drejtoria Komunale e Arsimit ju uron suksese të gjithë nxënësve që sot iu nënshtruan Olimpiadës në nivel komunal dhe që do ta përfaqësojnë komunën tonë në garën në nivel vendi