Policia identifikon tre të dyshuar që dolën në gjueti të kundërligjshme dhe ekspozuan armët në rrjete sociale

by Nexhat

Policia ka njoftuar se janë identifikuar tre persona që kanë dalë në gjueti të kundërligjshme në fshatrat Lez dhe Leskovec të Prizrenit dhe i kanë ekspozuar armët në rrjetet sociale.

“Hetuesit policor  në Stacionin Policor në  Prizren, për mes rrugëve  operative  kanë arritur që të identifikojnë  tre  dyshuar: D.B. (viti i lindjes 1984), B.B. (viti i lindjes 1982) dhe N.B (viti i lindjes 1984). Të njëjti kishin  dal  në gjueti kundërligjshëm në fshatrat Lez dhe Leskovec /Prizrenit, ki i  kanë ekspozuar armët ne rrjetet sociale facebook.”

banner

Dje policia ka kontrolluar shtëpitë e tre të dyshuarve dhe kanë sekuestruar një pistoletë me 50 fishekë dhe një pushkë karabinë.

Rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Me 19.03.2025  rreth orës 09:30., në rrugën “Asim Berisha” Prizren,  Policia ka kontrolluar shtëpitë e tre të dyshuarve, pasi të njëjtit kishin ekspozuar në rrjete sociale armë dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 50 fishekë dhe një pushkë karabinë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt. Ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim te paautorizuar te armeve””

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy