Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics ka thënë se Letonia është pro heqjes së masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës.
Rinkevics gjithashtu theksoi se e mbështetësin edhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Diskutuam edhe për heqjen e masave ndaj BE-së, dhe qëndrimi i vendit tim është që BE duhet ti heq ato masa kufizuese. Sa më shpejtë që bëhet kjo aq më mirë. Gjithashtu mbështesim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, vazhdimin e dialogut sepse besojmë se kjo është mënyra më e mirë për ta përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë në rajon në një afat më të gjatë”, tha Rinkevics
Rinkevics tutje tha se nuk mund të ju premtoj që statusit të vendit kandidat për BE mund t’i jepet Kosovës deri në fund të vitit, duke u shprehur se “nuk mund të flas në emër të të gjitha shteteve anëtare”
Presidenti letonez këto komente i bëri në një konferencë për media, pas takimit që pati me presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë.
Ai tutje theksoi se janë të interesuar që të forcojnë marrëdhëniet tona politike dhe ekonomike.
“Letonia e mbështet plotësisht integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Keni mbështetjen tonë të plotë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Gjithashtu mbështetje të plotë keni nga Letonia edhe për procesin e integrimit evropian”, ka thënë Rinkevics.
Rinkevics në fund ka falënderuar Kosovën për mbështetjen e saj ndaj Ukrainës, dhe i bëri ftesë publike presidentes Osmani që ta vizitoi Letoninë.
“Jeni e mirëseardhur që ta vizitoni Letoninë”, tha presidenti letonez.