Prokuroria tha se ka dyshime për vepra penale, zyrtari i Ministrisë së Bujqësisë reagon pas intervistimit: Sulm ndaj meje, do t’i ndjek rrugët ligjore

by Nexhat

Këtë të enjte, Krimet Ekonomike kanë bastisur Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa në polici është shoqëruar zyrtari i kësaj ministrie, Bedri Dobra, nga Departamenti për Politika Bujqësore dhe Tregje.

Pas intervistimit të tij nga ana e policisë, Dobra ka reaguar edhe në rrjetet sociale duke thënë se ndodhet në shtëpi.

banner

Ai madje thotë se krejt kjo që ndodhi sot është “një padrejtësi e madhe”, teksa e vë në dyshim edhe vërtetësinë e kronikës së publikuar në një televizion për keqpërdorimin e mbi 60 mijë eurove.

“Nuk e di nëse ka qenë e qëllimshme apo jo, por ajo që di me siguri është se storja që është transmetuar në televizion është e pavërtetë. Falënderoj institucionet, të cilat gjatë marrjes së intervistës kanë qenë shumë korrekte me mua dhe kanë vepruar në përputhje me ligjin. Megjithatë, ky sulm ndaj meje dhe familjes sime nuk mund të kalojë pa përgjigje. Do të ndjekim rrugët ligjore për të adresuar këtë situatë, si për shqetësimin në familje, ashtu edhe për dëmtimin e imazhit tim personal, për të cilin kam punuar me vite të tëra”, ka shkruar Dobra.

Ai pati një kërkesë për mediat që “të kërkojnë falje” dhe, siç thotë ai, “të paraqesin të vërtetën ashtu siç është”.

Dobra tha po ashtu se Ministria “tashmë e ka demantuar lajmin e pavërtetë me fakte” në faqen e saj zyrtare.

Televizioni Koha raporti dje se Ministria e Bujqësisë dyshohet për keqpërdorimin e mbi 60 mijë euro, të cilat, sipas kronikës, janë dhënë për të pastruar objektin e shfrytëzuar nga AAK-ja deri vonë në qendër të Prishtinës. Por, sipas kronikës, në momentin kur AAK-ja ka dalë nga ai objekt, nuk ka lënë asgjë prapa për t’u pastruar, prandaj dyshohet se këto mjete janë keqpërdorur

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy