Erion Veliaj ka firmosur një urdhër të ri për delegimin e detyrave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke i besuar ato nënkryetares Sara Goxhaj. Më 18 mars, nga qelia e burgut në Durrës, Veliaj ka firmosur urdhrin me numër 582, që i jepte kompetencat e kryetarit të bashkisë Goxhajt, duke anuluar vendimin e mëparshëm për delegimin e detyrave tek Anuela Ristani.
Në urdhrin e firmosur, Veliaj ka përcaktuar se periudha e ushtrimit të detyrave të kryetarit të bashkisë nga Goxhaj do të fillonte më 19 mars 2025, deri në një urdhër tjetër. Urdhri i ri zëvendëson vendimin e mëparshëm të datës 14 shkurt, ku detyrat i ishin deleguar Ristanit.
Pavarësisht këtij ndryshimi, vendimi i Veliajt nuk ka marrë miratimin e kryeministrit Edi Rama. Pas vizitës së tij në Bashkinë e Tiranës, Rama ka kërkuar që protokolli të mos regjistrojë urdhrin e Veliajt, duke i dhënë fund ndryshimeve dhe duke konfirmuar në detyrë Anuela Ristanin. Sipas burimeve, Rama ka insistuar që Goxhaj të largohej nga pozita e kryetarit të përkohshëm dhe të mbetej vetëm nënkryetare.
Pas arrestimit të Veliajt, Rama dhe Ristani janë angazhuar së bashku në disa inspektime dhe aktivitete të Bashkisë së Tiranës