Hojlund shkatërroi Portugalinë dhe festoi me “Siu!” përballë Ronaldos: Reagimi i portugezit i thotë të gjitha

by Nexhat

Kombëtarja e Danimarkës mposhti mbrëmë (e premte) kombëtaren e Portugalisë me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kombeve dhe festimi i golit të vetëm në këtë ndeshje tërhoqi shumë vëmendje.

Danimarka fitoi 12 minuta para përfundimit të ndeshjes pas një aksioni fantastik me gjashtë lojtarë.

banner

Pothuajse të gjithë luajtën pasime që në fillim dhe në fund shënoi Rasmus Hojlund.

Sulmuesi i Manchester United mposhti portierin Diego Costa dhe më pas tërhoqi vëmendjen me festimin e golit.

Hojlundi kishte vendosur të bëjë “Siu!” një festë që ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka bërë prej vitesh.

Portugezi e shikoi të gjithën me duar në bel dhe sigurisht që nuk ishte e lehtë për të

Pas ndeshjes, Hojlund theksoi se nuk donte të provokonte Ronaldon, por në thelb po i tregonte respekt.

“Cristiano është gjithçka për mua. Jam dashuruar me futbollin për shkak të tij, kam filluar të mbështes Manchester United për shkak të tij. Gjithmonë kam dashur të jem si ai”, tha Hojlund.

Ndeshja e kthimit është të dielën në Lisbonë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy