36-herë fituesi i Serie A, Juventusi po kalon në momente kritike.
Dy humbje ‘poshtëruese’ radhazi – një nga Atalanta e tjetra nga Fiorentina – duke pësuar shtatë gola e duke mos shënuar asnjë, ka ngritur shqetësim të thellë te menaxhmenti i klubit juventin.
Këto humbje respektive, jo që i kanë humbur Juventusit mundësitë për t’u shpallur kampion në Itali, por edhe ia ka rrezikuar pozitën që të dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Kështu, e ardhmja e Thiago Mottas në stolin e Juventusit është në dyshim të madh.
Edhe pse bordi i Juventusit ka tentuar të përçojë qetësi dhe vazhdimësi rreth Thiago Mottas, megjithatë realiteti është ndryshe, raporton Fabrizio Romano, i cili thotë se e ardhmja e italo-brazilianit nuk është e sigurt te “Zonja e Vjetër”.
Gjithçka çon te fakti se ndeshja e ardhshme e Juventusit ndaj Genoas – pas pushimit dyjavor të kombëtareve – do të jetë jetike për Mottan dhe vazhdimin e tij te Juventusi.
Në rast të ndonjë dëshpërimi të radhës, klubi veçse ka nisur të vlerësojë opsionet e mundshme në tregun e trajnerëve.
Mes trajnerëve të mundshëm për të zëvendësuar Mottan, emri më i përmendur është ai i Igor Tudor.
Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe tashmë i papunë që nga koha e tij te Lazio, Tudor ka mbështetjen e disa anëtarëve të bordit dhe mund të pranonte sfidën e të udhëhequrit Juventusin
Megjithatë, edhe Roberto Mancini po vlerësohet si një opsion i mundshëm për të marrë detyrën si trajner i Juventusit