KQZ: Basha të heqë simbolet e Partisë Demokratike

by Nexhat

Komisioni Qëndron i Zgjedhjeve shqyrtoi në mbledhjen e sotme ankimin e Partisë Demokratike me kryetar Sali Berishën për heqjen e simboleve, stemave dhe logove jo zyrtare të PD nga një ambient privat.

Më konkretisht bëhet fjalë për përdorimin e simboleve të PD-së nga ana e Lulzim Bashës në një ambient privat në njësinë nr.8 në kryeqytet, teksa tashmë ish-kryedemokrati është pjesë e koalicionit “Demokratët Euro-Atlantikë” me të cilën do të garojë dhe në zgjedhjet e 11 Majit.

banner

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka urdhëruar Bashën që të heqë simbolet e Partisë Demokratike në ambientet private që po përdor. Kreu i KQZ-së deklaroi se për zbatimin e vendimit do të ngarkohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit, teksa shtoi se do të caktohet edhe një afat në lidhje me zbatimin e këtij vendimi.

“Dakord me kërkesën e bërë nga subjekti zgjedhor PD për tu hequr këto simbole nga ambientet private dhe për zbatimin e këtij vendimi do të ngarkohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit. Do të caktojmë edhe një afat në lidhje me zbatimin e këtij vendimi”, u shpreh Celibashi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy