Krimi në Gjermani, publikohen fotografitë e burrit dhe gruas që e vrau- të dy janë nga Rahoveci

by Nexhat

Mediat gjermane kanë raportuar për një vrasje në Thannhausen të Gjermanisë ku dyshohet se bashkëshorti ka mbytur gruan e tij në dhomën e ndenjes dhe më pas kishte telefonuar djalin e tij për t’i treguar.

Më pas u zbulua se dorasi dhe viktima ishin nga Kosova. Bekim Nurkasa dorasi dhe Leonora Nurkasa viktima – të dy nga komuna e Rahovecit

banner

Kjo u konfirmua nga nëna e të ndjerës, Sebahate Cena, që shkroi për vrasjen e vajzës së saj.

“E humba çikën tem, Leonora e nones… thesari i nones…”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Si ndodhi krimi?

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, më 19 mars 2025. Burri u arrestua në adresën e shtëpisë së tij. Departamenti i Hetimeve Kriminale të Memmingen ka marrë përsipër hetimin për rastin.

Paraditen e së mërkurës, i dyshuari 54-vjeçar në një bisedë telefonike me djalin e tij ka thënë se ka vrarë nënën e tij 55-vjeçare. Djali më pas njoftoi menjëherë policinë dhe disa ekuipazhe patrulluese shkuan në adresën e shtëpisë së të akuzuarit. 54-vjeçari ka lejuar veten të arrestohet pa rezistencë para shtëpisë. Shërbimet e urgjencës e gjetën 55-vjeçaren pa jetë në dhomën e ndenjjes, raporton mediumi gjerman “new-facts.eu”.

Dyshohet se burri kishte vrarë gruan e tij pak para telefonatës. Sipas të dhënave fillestare, viktima është mbytur. Deri më tani nuk dihen detaje të tjera rreth rrethanave të krimit apo motivit.

Departamenti i Hetimeve Penale në Memmingen, nën drejtimin teknik të Prokurorisë Publike të Memmingen-it, mori përsipër hetimin në vendngjarje, i cili përfshinte edhe sigurimin e provave në vendin e krimit.

Ndaj të dyshuarit është lëshuar urdhërarrest nën dyshimin për vrasje. Burri u dërgua në një institucion korrektues. Hetimi është ende në vazhdim. Për momentin nuk mund të jepen detaje të mëtejshme për rrjedhën e ngjarjeve dhe motivin, raportoi ky medium.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy