Man United bën një lëvizje të papritur për transferimin e ish-lojtarit të Man Cityt

by Nexhat

Manchester United raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e një ish-lojtari të Manchester Cityt të cilin e kishte zbuluar Pep Guardiola. 

Ka qenë një sezon për t’u harruar deri më tani ky për Unitedin, pasi ata kanë dështuar të vazhdojnë suksesin e sezonit të kaluar kur fituan FA Cup nën drejtimin e Erik Ten Hag. 

banner

Tekniku holandez u zëvendësua nga Ruben Amorin në nëntor, por portugezi pati vështirësi që të aplikojë stilin e tij të lojës. 

Për momentin, Unitedi është në pozitën e 13-të në tabelën e Ligës Premier, 33 pikë mbrapa liderit Liverpoolit

Me mendjen tek afati kalimtar veror, është raportuar se United ka shprehur interesim për yllin e Borussia Dortmundit, Felix Nmecha. 

Siç ka raportuar Daily Mail, United ka bërë një lëvizje të papritur për transferimin e 24-vjeçarit. 

Sipas mediumit gjerman BILD, ‘Djajtë e Kuq’ po synojnë transferimin e Nmechas në verë, i cili vlerësohet rreth 40 milionë euro. 

Sidoqoftë, është sugjeruar se Dortmundi e cilëson Nmechan si një lojtar të rëndësishëm për të ardhmen e tyre dhe do të ngurrojnë të ndajnë rrugët me mesfushorin gjerman. 

Nmecha ka dalë nga akademia e Cityt dhe ishte bërë pjesë e ekipit të parë nga Pep Guardiola për ndeshjen ndaj Hoffenheimit në Ligën e Kampionëve. 

Vetëm një muaj më vonë, Nmecha kishte bërë debutimin e tij me ekipin e parë kur u fut në lojë në fitoren e Cityt me rezultat 2-1 ndaj Burton Albion në EFL Cup. 

Në verën e vitit 2023, Nmecha iu bashkua Dortmundit duke nënshkruar kontratë pesë vjeçare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy