Peci “distancohet” nga prokurimi në Ministri pas bastisjes: Të vërtetën ta thonë institucionet dhe ata që u intervistuan

by Nexhat

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci, ka folur për bastisjen e djeshme në ministrinë që ai drejton. Ai në një farë forme është distancuar nga krejt cka ndodhi dje në ministrinë që e udhëheq.

Peci tha se në media nuk është raportuar e vërteta dhe ka qenë shpifje, derisa shtoi se atë mund të thonë vetëm institucionet e drejtësisë. “Të vërtetën le ta thonë institucionet e drejtësisë dhe aktorët që janë intervistuar”, tha Peci.

banner

Ndryshe, dje, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte njoftuar se me qëllim të verifikimit të pretendimeve apo dyshimeve për veprimet e disa zyrtarëve publikë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, lidhur me renovimin e objektit që e shfrytëzonte AAK-ja, ka autorizuar Policinë e Kosovës, që të kryejë veprime hetimore në mbledhjen dhe sigurimin e provave për sqarimin e rrethanave të çështjes

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy