Vaji është më i mirë se gjalpi: ja pse konsumi i tij i zgjat jetën

by informim peje

Një studim i sapo-publikuar në Jama Internal Medicine zbulon se një ndryshim i thjeshtë në zakonet ushqimore mund të sjellë përfitime të dukshme për shëndetin.

Në kuzhinë është shumë më mirë të përdorni vaj bimor në vend të gjalpit. Këtë e ka zbuluar një studim i kryer nga hulumtuesit e Mass General Brigham, Harvard T.H. Chan School of Public Health dhe Broad Institute i MIT dhe Harvard.

banner

Sipas kërkimit, i cili u publikua në mars në Jama Internal Medicine, zëvendësimi i përditshëm i 10 gramë gjalp me një sasi të barabartë vajra bimorë është i lidhur me një ulje të vdekshmërisë, si në përgjithësi ashtu dhe për kancer, me 17%.

Kështu, një ndryshim i thjeshtë në dietë mund të sjellë, sipas hulumtuesve, përfitime të mëdha në parandalimin e vdekjeve të parakohshme.

Të dhënat e studimit
Shkencëtarët analizuan zakonet e kuzhinës të 221,054 personave të rritur gjatë më shumë se tridhjetë vjetëve. Ata që konsumonin më shumë gjalp në tavolinë ose e përdornin atë gjatë gatimit kishin një rrezik vdekshmërie më të lartë me 15% krahasuar me ata që konsumonin më pak këtë lloj ushqimi.

Në anën tjetër, mes atyre që preferonin vajin bimor (sojë, ulli, kanola, kartamo ose misër), u regjistrua një vdekshmëri më e ulët tek ata që konsumonin më shumë nga ky yndyrë. Vajrat më të dobishëm ishin vaji i ullirit, ai i sojës dhe ai i kanolës. Pavarësisht, u vërejt një ulje të rrezikut të vdekshmërisë për shkak të kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Yndyrnat
Për të kuptuar ndryshimet mes gjalpit dhe vajit, duhet fillimisht të kuptojmë se çfarë janë yndyrnat, përbërës që gjenden në të dyja ushqimet dhe që, në përgjithësi, luajnë funksione të rëndësishme për organizmin.

Yndyrnat, ose lipidet, ndahen në dy kategori kryesore: të ngopura dhe të pangopura. Të parat janë ato që shkaktojnë rritjen e kolesterolit në gjak dhe gjenden kryesisht në ushqimet e origjinës shtazore. Grupi i dytë, që ka efekt të kundërt, përfshin acidet yndyrore mono të pangopura (që gjenden te vajrat bimorë, bajamet, pistaqet) dhe ato poli të pangopura (si omega 3 dhe omega 6).

Gjalpi dhe vetitë e tij
Gjalpi është një produkt qumështi i marrë nga ndarja mekanike e yndyrnave të qumështit. Ai përmban vitamina (A dhe E), kalcium, kalium, fosfor dhe natrium.

100 gramë nga ky ushqim shumë energjik japin rreth 758 kalori dhe përmbajnë ujë, proteina dhe kryesisht lipide. Këto të fundit janë 83.4 gramë për produkt. Nga këto, yndyrnat ndahen në yndyrna të ngopura (48.78 g), yndyrna mono të pangopura (23.72 g), yndyrna poli të pangopura (2.75 g) dhe kolesterol (250 mg).

Për këto veti ushqyese, gjalpi duhet konsumuar, por me modesti. Rregulli është gjithmonë: një dietë të shëndetshme dhe të balancuar.

Vetitë e vajit të ullirit
Vaji i ullirit prodhohet nga frutat e bimës Olea europaea.

Nga një këndvështrim ushqimor, 100 g të këtij vaji japin rreth 900 kalori (pra është më kalorik se gjalpi) në formë yndyrnash. Në detaje, ai jep 16.16 g yndyrna të ngopura, 74.45 g yndyrna mono të pangopura dhe 8.84 g yndyrna poli të pangopura.

Vaji është extra i virgjër i ullirit (i përshkruar shpesh si EVOO), dhe, për sa i përket sasive të njëjta, ai ofron të njëjtat kalori si vaji i ullirit jo extra i virgjër, por është më i shëndetshëm sepse siguron më pak yndyrna të ngopura. Ky ushqim është një burim vitaminash (A dhe E), hekur, ka përmbajtje të vogël të kaliumit, natriumit, zinkut, bakrit dhe selenit dhe është i pasur me polifenole që mbështesin shëndetin./Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy