Gjesti dhe Egli ngacmohen fizikisht në lavanderi, BBVA

by jonzefaj

Një lojë mes Eglit dhe Gjestit në lavanderinë e Big Brother VIP Albania 4 ka ngjallur reagime të shumta.

Pamjet tregojnë dyshen duke u ngacmuar fizikisht në formë shakaje, por situata duket se ka dalë jashtë kontrollit kur Gjesti e kapi Eglin nga fytyra, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të disa banorëve.

banner

Ngjarja ka ndarë fansat, ku disa e kanë parë si një situatë të parrezikshme, ndërsa të tjerë kanë shprehur shqetësim. Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit ka qenë e ndërlikuar gjatë gjithë spektaklit, veçanërisht pas rikthimit të Eglit në shtëpi dhe refuzimit të saj për t’i dhënë një tjetër shans lidhjes së tyre. Kjo përplasje ka shtuar edhe më shumë tensionet mes tyre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy