Lidhja e Bizneseve: Shtrenjtimi i rrymës vendim i papërgjegjshëm me pasoja të rënda për ekonominë dhe qytetarët

by engel

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e rrymës për 15%, duke thënë se është një vendim i papërgjegjshëm me pasoja të rënda për ekonominë dhe qytetarët.

Sipas Lidhjes së Bizneseve të Kosovës ky vendim i ZRRE-së do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të rrezikshëm në të gjithë zinxhirin ekonomik të Kosovës.

banner

“Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka ngritur shqetësimin se ky hap, i ndërmarrë pa konsultim me komunitetin e biznesit dhe aktorët ekonomikë, do të ndikojë negativisht në sektorët kyç të ekonomisë: prodhimin, eksportin, punësimin dhe fuqinë blerëse të qytetarëve.

Rritja e çmimit të energjisë me 15% – efekti zinxhir në ekonomi

Rritja e çmimit të energjisë me 15% nuk është thjesht një rritje e faturave për bizneset dhe familjet – ajo do të ketë një efekt domino në të gjithë ekonominë.” – thuhet në njoftim.

Në reagimin e LBK-së tregohen edhe efektet negative që do t’i ketë rritja e tarifës për energjinë elektrike.

Ndër të tjera, Lidhja e Bizneseve të Kosovës kanë thënë se përveç rritjes së çmimit të energjisë, liberalizimi i tregut krijon edhe një problem tjetër madhor për bizneset.

“Kompanitë nuk do të kenë qasje në energjinë e prodhuar nga KEK-u, por do të detyrohen të blejnë energji të importuar, me çmime të paktën dyfish më të larta. Mungesa e një platforme të qartë dhe transparente për krahasimin e çmimeve nga furnizuesit do të krijojë pasiguri dhe rrezik abuzimi me çmimet. Bizneset do të përballen me mungesë stabiliteti në furnizim dhe kosto të paparashikueshme, duke e bërë të vështirë planifikimin e investimeve dhe operacioneve të tyre.” – thuhet në njoftim.

Lidhja e Biznesve të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, pezullimin e menjëhershëm të rritjes së çmimit të energjisë.

“Të pezullojë menjëherë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë dhe të shqyrtojë mundësi të tjera për të siguruar stabilitet në sektorin energjetik. Të shtyjë për të paktën dy vit liberalizimin e tregut të energjisë, duke ofruar më shumë transparencë dhe mundësi për furnizim të qëndrueshëm për bizneset. Të krijojë një platformë të hapur për krahasimin e çmimeve nga furnizuesit, duke i dhënë mundësi bizneseve të marrin vendime të informuara. Të heqë kufizimin prej 200 kË për instalimin e paneleve solare, duke i lejuar bizneset të investojnë në burime të qëndrueshme të energjisë.”

“Nëse këto masa nuk ndërmerren urgjentisht, Kosova rrezikon të hyjë në një krizë energjetike dhe ekonomike, ku qytetarët do të përballen me çmime më të larta dhe standard jetese më të ulët, ndërsa bizneset do të detyrohen të shkurtojnë investimet ose të largohen nga vendi, sepse më keto politika ata rrezikohen ta humbin tregun evropian më produktet e tyre!

Qeveria dhe ZRRE-ja mos ta rrezikojnë stabilitetin ekonomik me vendimet e saj të njëanshme !” – thuhet në përfundim të njoftimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy