Reality show-i i shumëpritur “Ferma VIP” po merr formë, ndërsa kanë dalë në dritë emrat e parë të konkurrentëve të mundshëm.
Sipas raportimeve, në këtë edicion pritet të marrin pjesë figura të njohura të skenës shqiptare, si Federik Ndoci, Big Basta, Erand Sojli, Rovena Dilo, Olsi Bylyku, Elinara Shehu dhe Alba Pollozhani.
Ndërkohë, burime të sigurta për Anabel zbulojnë se dy artistë shumë të komentuar, Fero dhe Enca, mund të jenë gjithashtu pjesë e spektaklit, duke shtuar kuriozitetin për këtë edicion.
Me një kast të larmishëm personazhesh të njohur, “Ferma VIP” premton të sjellë një sezon plot dinamika dhe emocione, duke e bërë garën për vëmendjen e publikut më të fortë se kurrë.