(Dokumentet italiane për krerët shqiptarë—DËSHMI.)

NGA: Prof Dr. Vebi Xhemaili
Në bazë të dokumenteve italiane, Hasan Prishtina insistonte që Qeveria Shqiptare e Fan Nolit ta njohë sa më parë Bashkimin Sovjetik, dhe ky të emërohet ambasador fuqi plot në bashkimin Sovjetik.
Me këtë politik të Hasan Prishtinës si përfaqësues i jashtëm i Komitetit të Kosovës, diplomacia italiane ngeli e habitur dhe tha, me këtë qëndrim të Hasan Prishtinës, për forcimin e komunizmit në Ballkan, Italia nuk ka zgjedhje tjetër për ta neutralizuar, përveç një revolucioni në gadishullin Ballakanik.
Edhe diplomacia e Nolit fletë qartë se ishte proruse. Pasi e njohu vetëm ajo Qeverinë e Nolit. Siç dihet Noli që nga viti 1908 kishte simpati për Rusinë që kur kur mori leje nga kisha ruse, të emërohet për Peshkop në SHBA. Nga kjo kohë ky anonte fuqishëm nga Rusia. Edhe pasi erdhi në pushtet me revolucionin “Demokratik”, të ashtuquajtur Shqipëri, ky më parë lidhi marrëdhënie diplomatike me Rusinë e Kuqe. Qeveria e Nolit me parat e Rusisë ka blerë 10 mijë pushkë nga Italia. Ndërsa një pjesë të madhe të parave i morri vet Noli, mbi 200 mijë rubla. Prandaj Nolin, nuk e ndihmoi askush nga shtet e Evropës pasi ishte ithtarë i Bashkimit Sovjetik. Edhe pse kërkoi ndihmë nga Italia. Në vend të tij Evropa e mbështeti fuqishëm Ahmet Zogun.
Në fund del se Komiteti për Mbrojtjen e Kosovës gati të gjithë kishin simpati për Bashkimin Sovjetik, së bashku me Petar Çaulevin, shqiptarë ortodoks që vepronte nën ombrellën e VMRO-së, që donin ta themelonin Federatën Ballkanike. (Shqipëria pa kufi). Gjatë luftës tentoi ta ringjallte këtë projekt edhe Tempo… Kjo lëvizje shkonte në dëm të çështjes Shqiptare, që për fat të keq e gjatë luftës e pranoi edhe PKSH e Enver Hoxhës.
(Italianski diplomatski dokumenti za Makedonija tom I kniga 1 1918-1924 Shkup 2001, dok.161, f. 359-360.).Marrë nga libri im në dorëshkrim: “Shqiptarët në Banovinën e Vardarit në luftë për çlirim e bashkim me Shqipërinë (1914-19141)”.