Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë ka mohuar akuzat për keqpërdorim të fondeve, duke i cilësuar si të pabazuara pretendimet e ish-arkëtarit Bahri Rexha, raporton Ekonomia Online.
Përfaqësuesi i Këshillit, Bahri Sejdiu, tha se institucioni vepron në përputhje me ligjin dhe transparencën.
Sipas tij, Rexhës janë ndërmarrë masa ligjore, përfshirë një padi civile dhe një kallëzim penal për dyshime të bazuara për shkelje ligjore.
“Në cilësinë e përfaqësuesve të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, ndiejmë për obligim qe përmes këtij komunikimi publik të sqarojmë për besimtarët dhe opinionin e gjerë lidhur me pretendimet e fundit të shprehura nga ish-arkëtari i Këshillit të Bashkësisë Islame tê Prishtinës, z. Bahri Rexha, në një platformë mediatike”, ka deklaruar Sejdiu.
Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës, vlerëson se deklaratat e ish-anëtarit, Bahri Rexha, kanë për qellim cenimin e imazhit dhe integritetit te institucionit tonë, veçanërisht gjatë kësaj periudhe te bekuar Ramazani.
|Andaj, me këtë rast, theksojmë se pretendimet e tij janë të pabazuara dhe nuk mbështeten ne fakte apo prova konkrete. Ne si përfaqësues të Këshillit te Bashkësisë Islame të Prishtinës, sigurojmë të gjithë besimtarët se Këshilli dhe te gjitha organet e tij veprojnë ne përputhje të plotë me ligjin dhe standardet me te larta te transparencës dhe llogaridhënies. Çdo mjet financiar i besimtareve administrohet në mënyrë te ligjshme, dhe ne si Këshill, nuk do të lejojmë asnjë keqpërdorim te fondeve apo dëmtim te interesave te besimtarëve tanë.
“Padinë civile për kompensimin e demit të shkaktuar nga veprimet e dyshuara t® ish-arkëtarit z. Bahri Rexha, bazuar ne provat përkatëse; si dhe Kallëzim penal pranë organeve te prokurorisë për veprat penale te dyshuara që kanë rezultuar nga veprimet e tij. Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës, fton organet kompetente, përfshirë Prokurorinë e Shtetit, që te trajtojnë këtë çështje me seriozitet dhe profesionalizëm, ne mënyrë qe e vërteta te dalë ne pah dhe tê merren masat ligjore te nevojshme ndaj çdo shkeljeje të konstatuar. Në përmbyllje të kësaj, ritheksojmë se çdo deklaratë e bërë nga ish-arkëtari, z. Bahri Rexha është e pabazuar dhe nuk mbështetet në asnjë provë ligjore. Këshilli i Bashkësisë Islame mbetet i përkushtuar ndaj transparencës, mbrojtjes se interesave të besimtarëve dhe respektimit te ligjit”, ka thënë Sejdiu.
Avokati Florim Shefqeti ka deklaruar se nuk ka prova për keqpërdorim nga Këshilli i BIK në Prishtinë, ndërsa ish-arkëtari Bahri Rexha përballet me fakte konkrete.
Sipas tij, dyshimet lidhen me tërheqjen e 11 mijë dhe 17 mijë eurove, pa e ditur destinacionin e tyre, çështje që tashmë është në proces ligjor.
“Ideja është që të bëhet njoftimi i besimtarëve personi që dyshohet që ka keqpërdorur, nuk ka asnjë lloj keqpërdorim ndërsa ndaj atij që dyshohet përballet me fakte. Është fakti që ka pasur tërheqje të mjeteve 11 mijë dhe për 17 mijë euro nga ai person por nuk dihet se nga ka shkuar dhe për këtë merret procesi ligjor. Nuk ka shkelje përveç atyre qe janë bërë me kallëzim penal. Dyshimi kryesor është ai nga kallëzimi penal nga zotri Rexha, kjo nuk do te thotë që nuk mund të plotësohet në të ardhmen”, ka thënë avokati.