E kryer, Real Madridi arrin marrëveshje me Trent Alexander-Arnold

by Nexhat

Trent Alexander-Arnold pritet të largohet nga Liverpool në fund të sezonit pasi lojtari nuk ka pranuar rinovimin e kontratës.

Raportet nga Spanja thonë se ai tashmë ka vendosur të bashkohet me Real Madridin si transferim i lirë në verë.

banner

Gazeta madrilene Marca pretendon se Real Madridi ka punuar për këtë lëvizje për disa kohë.

Mbrojtësi i djathtë nuk ka ndryshuar mendje, pavarësisht përpjekjeve të Liverpool për ta mbajtur atë.

Kontrata e tij aktuale skadon në qershor dhe sipas Marcas, Real Madrid ka arritur marrëveshje të plotë me të për pagën, kohëzgjatjen e marrëveshjes dhe detaje të tjera.

Mbetet vetëm nënshkrimi zyrtar. 26-vjeçari do të bashkohet me një transferim të lirë pasi të përfundojë sezoni.

26-vjeçari këtë edicion me fanellën e Liverpoolit në 39 ndeshje zyrtare ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy