Kosova në prag të historisë, sonte e kërkon Ligën B ndaj Islandës

by Nexhat

“Estadio Enrique Roca” në Murcia do të jetë skena e një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar.

Kosova do të përballet sonte me Islandën në ndeshjen e kthimit të play-offit të Ligës së Kombeve, ku synon të sigurojë një vend në Ligën B për herë të parë.

banner

“Dardanët” vijnë në këtë sfidë me një avantazh të lehtë, pasi në përballjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, triumfuan me rezultatin 2:1.

Kjo fitore u dha besim të madh lojtarëve të drejtuar nga trajneri Franco Foda, të cilët tani kanë dy opsione për të siguruar kualifikimin: fitoren ose barazimin.

Pavarësisht avantazhit nga ndeshja e parë, sfida në Murcia nuk pritet të jetë e lehtë. Islanda është një ekip me përvojë në arenën ndërkombëtare dhe do të bëjë gjithçka për të përmbysur rezultatin.

Megjithatë, Kosova ka treguar një formë të mirë në përballjet e fundit dhe do të kërkojë të bëjë historinë me një paraqitje të sigurt.

Nëse Kosova arrin të mbajë rezultatin e duhur, do të sigurojë për herë të parë pjesëmarrjen në Ligën B të Ligës së Kombeve, një arritje e madhe për futbollin kosovar që do t’i japë mundësi përballjesh me ekipe më të forta dhe rritjes së imazhit ndërkombëtar të përfaqësueses.

Ndeshja fillon sonte nga ora 18:00

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy