Musabelliu: Për 5 vite në Shqipëri u konfiskuan dhe sekuestruan mbi 180 milionë euro të fituara nga veprat penale

by Nexhat

Qindra-miliona euro janë konfiskuar dhe sekuestruar për pesë vite në Shqipëri.

Të gjitha këto para dyshohet se janë fituar nga veprat e ndryshme penale.

banner

Prokurorja e Strukturës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) në Shqipëri, Doloreza Musabelliu, ka thënë se hetimet kanë zbuluar rreth 16 grupe të rrezikshme kriminale të cilat paratë e fituara nga veprat penale i pastrojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

“Për një periudhë pesë-vjeçare, nga statistikat tona, vlera totale e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara kapë shifrën e 182 milionë euro. Pra, ju e shihni se çfarë qasje ka pasur Prokuroria e Posaçme kundër produkteve të veprës penale” – ka deklaruar Doloreza Musabelliu në KallxoPernime.

“Së pari, ne konfiskojmë dhe sekuestrojmë produktet e veprës penale, në konfiskimin e vlerës ekuivalente dhe në aplikimin e ligjit për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit, siç quhet edhe ligji anti mafia. Ky ka sjell rezultat tek shifra e konfiskimit të parave që unë përmenda” – tha ajo.

Prokuroja Musabelliu ka thënë që bashkëpunonë me vende të ndryshme për të hetuar krimin e organizuar.

“Janë identifikuar 16 grupe kriminale të rrezikshme që operojnë kryesisht në Itali, Belgjikë, Holandë, Spanjë, Gjermani por edhe me grupet kriminale shqiptare kemi një bashkëveprim. Sigurisht, një pjesë e parave mund të pastrohen andej e një pjesë mund të pastrohen edhe në Shqipëri” – deklaroi Doloreza Musabelliu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy