Rama ironizon Bashën nga Vlora: Shpresoj mos ta kërkoni si kryetar bashkie! E nisi tramin në Tiranë, por nuk e çoi dot deri në fund

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me turoperatorët në Vlorë, ironizoi një premtim të vjetër të Lulzim Bashës për ndërtimin e një trami në Tiranë. Duke iu përgjigjur kërkesës së një operatori turistik për ndërtimin e një trami në Vlorë, Rama e shfrytëzoi rastin për të thumbuar Bashën.“Për tramin në Vlorë të thashë, do të na duhej Luli. Ne nuk dimë të bëjmë trame, Luli ka bërë një tram në Tiranë, i cili, siç e kanë parë qytetarët, është shumë i suksesshëm dhe kapërcen gjithë problematikat e trafikut. E kishte planin që ta çonte deri në Durrës, por, për shkak se e zuri gjumi, e la vetëm në Tiranë,” u shpreh Rama me ironi.Kryeministri shtoi se shpreson që Vlora të mos e kërkojë Lulzim Bashën si kryetar bashkie, duke vijuar ironinë për ish-kreun e Partisë Demokratike dhe projektet e tij të parealizuara.“Nuk e di sa mund të bashkëpunohet me të, për shkak të tramit, por mos na mërzitet Vlora dhe na kërkon Lulin kryetar bashkie,” tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy