Rritja e rasteve të dhunës ndaj prindërve nga fëmijët në Kosovë, fenomen në rritje

by Nexhat

Dhuna nga fëmijët ndaj prindërve është bërë një fenomen në rritje në Kosovë, duke shqetësuar shoqërinë dhe institucionet, raporton Ekonomia Online.

Sipas sociologut Bekim Selishta, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se ky trend ka pasur një zhvillim të vazhdueshëm gjatë dekadës së fundit, duke treguar se ka nevojë për një trajtim më serioz dhe ndërhyrje nga autoritetet për të ndaluar këtë dukuri shqetësuese.

banner

“Në 10 vitet e fundit e kemi trajtuar si fenomen që është në rritje dhe shqetësimet i vazhdueshëm është zhvilluar vazhdimisht ky shqetësim mes prindërve dhe fëmijëve, këtë temë duhet edhe institucionet me trajtuar më seriozisht. Të cilët kanë mundësi që të trajtojnë këto raste më serioze dhe të gjejnë shkaqet e nxitjes dhe të urrejtës, fillimisht këtu duhet ta kemi parasysh që tek ne fëmijët e vegjël dhe prindërit e rijnë nuk kanë pasur kujdes tek rrjetet sociale ku janë kyçur fëmijët, ose lojërat që kanë përdorur, dhe fenomenet e tjera vazhdimisht tek ne është promovuar dhuna, agresiviteti dhe nxitja e dhunës dhe i kanë kthyer në normalitet, këto tema është problem t’i ndalojmë me një diskutim”, deklaroi Selishta.

Ai theksoi se ky shqetësim është bërë gjithnjë e më i dukshëm në vitet e fundit, duke shtuar nevojën për trajtim më serioz të këtij fenomeni nga institucionet, si dhe ngritjen e vetëdijes për dhunën dhe agresivitetin që shpesh promovohen nëpërmjet rrjeteve sociale dhe lojërave

“Sipas raportimeve që pashë vetëm në vitin 2024 kanë qenë mbi 2400 raste të dhunës në familje, kjo tregon që është trend i rritjes që në familjet tona nuk ka qenë normale këto dukuri të devijuara. Familja tek ne ka qenë e shenjtë por i kemi harruar dhe kemi filluar të kalojmë në diçka tjetër, kemi raste të njëjta dhe prej shkollave që duhet të kenë më shumë trajtim në lëndët shoqërore që të ngritët vetëdije se si të sillen me familjen, shoqërinë dhe të ardhmen. Tek ne duhet të kemi emisioni edukative kundër dhunës, ti tregohet secilit të ri që secili që ka dosje të dhunës në polici është në ngjyrën e kuqe dhe vazhdimisht inspektohet nga policia”, shtoi ai.

Ai kërkoi që prindërit dhe fëmijët të trajtohen më rigorozisht dhe të ndërmerren masa për të parandaluar përhapjen e dhunës në shoqëri.

“Secili i ri duhet t’i ik këtij fenomeni, unë e shoh fëmijët që përdorin dhunë aty me një qortim të vogël lirohet ku tek ne është dashur që ky fenomen të ndëshkohet. Prindërit të cilët nuk merren më seriozisht me këta fëmijët të trajtojnë institucionet apo të gjobiten. Ne nuk mundemi me parandaluar me diskutime duhet dhe të veprojmë”, ka theksuar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy