E shtuna e 22 marsit 2025 ka qenë dita e fundit e mandatit të Legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.Me përfundimin e këtij mandati, deputetëve që nuk kanë të hyra të tjera, ligjërisht u takon paga kalimtare për një periudhë deri në 12 muaj.
Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, e përcakton se paga kalimtare u takon ligjvënësve deri në fillimin e realizimit të të hyrave financiare nga ndonjë burim tjetër, ose nga realizimi i pensionit.Siç nuk u takon atyre që kanë të hyra tjera, paga kalimtare s’u takon as atyre që rizgjidhen deputet.Paga bazë e deputetit është mbi 1800 euro.
KALLXO ka kërkuar qasje në Kuvendin e Kosovës për të marr vesh se cilët janë deputetët që kanë kërkuar të marrin këtë pagë. Me këtë rast, Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se 101 deputetë kanë kërkuar të shfrytëzojnë të drejtën e përfitimit të pagës kalimtare.
Nga Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, për pagë kalimtare kanë aplikuar: Adelina Grainca, Adnan Rrustemi, Adriana Matoshi, Agon Batusha, Alban Bajrami, Arbër Rexhaj, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Arijeta Rexhepi, Arjeta Fejza, Armend Muja, Arta Bajralija, Artan Abrashi, Avni Dehari, Besim Muzaqi, Burim Meta, Dimal Basha, Driton Hyseni, Enver Dugolli, Enver Haliti, Fatmire Kollçaku, Fitim Haziri, Fitore Pacolli-Dalipi, Fjolla Ujkani, Gani Krasniqi, Gazmend Gjyshinca, Halil Thaqi, Haxhi Avdyli, Hydajet Hyseni-Kaloshi, Jahja Kokaj, Jeta Statovci, Jetmire Vrenezi, Labinotë Demi-Murtezi, Luan Aliu, Mefail Bajqinovci, Milazim Salijaj, Mimoza Kusari-Lila, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, Mirsad Shkreta, Nasuf Bejta, Nijazi Isaku, Salih Zyba, Shqipe Isufi, Shqipe Mehmeti-Selimi, Tinka Kurti, Valon Ramadani, Vendenis Lahu, Visar Korenica, Yllza Hoti
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës që kanë kërkuar pagën kalimtare janë: Abelard Tahiri, Ariana Musliu-Shoshi, Blerta Deliu-Kodra, Eliza Hoxha, Elmi Reçica, Florete Zejnullahu, Ganimete Musliu, Hajdar Beqa, Hisen Berisha, Isak Shabani, Memli Krasniqi, Mergim Lushtaku, Rashit Qalaj dhe Xhavit Haliti.
Nga Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për këtë pagesë kanë parashtruar kërkesë deputetët: Agim Veliu, Anton Quni, Arben Gashi, Armend Zemaj, Besian Mustafa, Doarsa Kica-Xhelili, Drita Millaku, Driton Selmanaj, Hykmete Bajrami, Marigona Geci, Rrezarta Krasniqi, Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe Vlora Dumoshi.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pagën kalimtare e kanë kërkuar: Albana Bytyqi, Albena Reshitaj (tash LVV), Bekë Berisha, Besnik Tahiri, Haki Abazi, Pal Lekaj, Shemsedin Dreshaj dhe Time Kadrijaj.
Pagë kalimtare ka kërkuar edhe Fatmir Humolli, i cili deri në përfundim të mandatit ishte pa grup parlamentar.Deputetët e komuniteteve joshumicë, joserbe, që kërkuan pagën kalimtare janë: Adem Hoxha, Bekim Arifi, Duda Balje, Enis Kervan, Erxhan Galushi, Fidan Jilta, Fridon Lala dhe Samra Iljaz
Nga grupi parlamentar i Listës Serbe, pagë kalimtare kanë kërkuar: Blijana Maksiq, Cvetko Veljkoviq, Milan Joksimoviq, Milan Kostiq, Nenad Radenkoviq, Olivera Zdravkoviq, Rados Mihajloviq, Svetislav Jokiq dhe Zoran Maksimoviq.Nga 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, vetëm 19 nga ta nuk kanë paraqitur kërkesë për kompensim kalimtar.
Deputetët që nuk e kërkuan këtë kompensim janë: Ardian Kastrati, Ardian Gola, Avdullah Hoti, Bahrim Shabani, Behgjet Pacolli, Bekim Haxhiu, Ekrem Mustafa, Eman Rrahmani, Enver Hoxhaj, Fadil Gashi, Ferat Shala, Fitim Uka, Glauk Konjufca, Gramoz Agusholli, Lumir Abdixhiku, Ksenija Bozoviq, Kujtim Shala, Ramush Haradinaj dhe Saranda Bogujevci.Më 22.03.2021 ishte mbajtur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës e më pas ishte thirrur seancë e jashtëzakonshme dhe në po të njëjtën ditë edhe ishte votuar Qeveria Kurti 2.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës ka mandat 4 vjeçar nga dita e seancës konstituive.Pas përmbylljes së këtij mandati, i vetmi organ që e ruan vijimësinë e punës së Kuvendit deri në konstituimin e legjislaturës së re është Kryesia e Kuvendit.
Me përfundimin e mandatit kushtetues të Kuvendit, ka përfunduar edhe mandati i rregullt i Qeverisë. Nga 23 marsi, Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti është me kompetenca të kufizuara./Kallxo