Berisha kujton ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova: Ishte një lider vizionar. Zgjodhi rrugën paqësore për të mundur regjimin

by Nexhat

Kryetari i PD, Sali Berisha, e ka cilësuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, një lider jo vetëm vizionar, por dhe i vetmi politikan që sa ç’ishte lider, aq ishte edhe misionar

Duke folur gjatë promovimit të librave të ish-udhëheqësit të protokollit në Presidencë në vitet ‘90 të ish-presidentit Rugova, Adnan Merovci, Berisha kujtoi momentet e vështira të ish-presidentit Rugova ku ai zgjodhi një rrugë krejt të huaj për shqiptarët, rrugën paqësore

banner

“Në mënyrë gjeniale, ai zgjedh një rrugë krejtësisht të huaj për shqiptarët. Të huaj për shumicën e kombeve të botës. Zgjedh rrugën paqësore për të mundur një pushtim. Kombet, ndaj pushtimeve, kanë pasur ose nënshtrim, ose përballje me armë.

Ibrahim Rugova nuk zgjodhi as të parën dhe as të dytën, por zgjodhi qëndresën paqësore, me të cilën ai shtyu muret e kohës. Me të cilën ai në mënyrë më mahnitëse, ta quajmë mrekullia Rugova, ai arriti që një projekt, të cilin përveç atij, përveç shqiptarëve, nuk mbaj mend një të dytë që ta përkrahte, që ta mbështeste, t’i lëmë folkloret, pavarësinë e Kosovës nuk e mbishteste njeri, përveç atij. Imagjinoni për një moment të luftosh i vetëm dhe të gjithë kundër. Por përsëri, ai në këmbë”, tha Berisha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy