Berisha: Programi ekonomik i PD, zero taksë për profesionet e lira dhe biznesin e vogël

by Nexhat

Në një konferencë për shtyp, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar programin ekonomik të PD-së, duke zbuluar disa masa të rëndësishme për mbështetjen e biznesit dhe zhvillimin ekonomik.

Ne do të bëjmë gjithçka për të ndezur fuqishëm motorrët e sipërmarrjes së prodhimit në Shqipëri”, deklaroi Berisha, duke shtuar se për të mbështetur këtë proces, do të zbatohet një tatim 10% mbi të ardhurat nga puna, duke përjashtuar 50 mijë lekët e para. Po ashtu, ai njoftoi se për profesionet e lira dhe biznesin e vogël, do të aplikohet zero taksa.

banner

Në lidhje me tatimin për shitjen e pronës, Berisha tha: “Do të ulet nga 15% në 2% taksa e shitjes së pronës dhe do të krijohet një kadastrë fiskale për përcaktimin e çmimeve të referencës.”Një tjetër fokus i programit është mbështetja për rininë, gratë dhe diasporën. “Zero sigurime shoqërore dhe shëndetësore për 12 muaj për punësimin e të rinjve deri në moshën 25 vjeçare,” tha ai. Po ashtu, Berisha premtoi për gratë që hapin biznese, subvencione për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për to dhe stafin e tyre, me kusht që të paktën gjysma e të punësuarve të jenë gra dhe vajza.

Në kuadër të zhvillimit ekonomik, Berisha ka njoftuar krijimin e katër zonave të lira ekonomike në qarqet kryesore të Shqipërisë, ku do të ofrohen lehtësira për investitorët me biografi investimesh. “Shqipëria është e fundit për sa i përket zonave të lira industriale, kur Maqedonia ka 6 dhe Serbia ka 18”, tha ai, duke shtuar se investitorët që hapin të paktën 20 vende pune në sektorin IT do të kenë defiskalizim për 3 vitet e para.

Në përfundim, Berisha ka siguruar se programi ekonomik i PD-së do të forcojë stabilitetin ekonomik të vendit, do të rrisë prodhimin dhe do të hapë vende pune për qytetarët shqiptarë. “Ky program është një reformë të fuqishme që do të sjellë ndryshime thelbësore në ekonominë e Shqipërisë”, përfundoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy