Përkundër se është i sanksionuar nga SHBA-ja, dhe po ndiqet nga autoritetet e drejtësisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, presidenti i Republikës Srspaka në Bosnje ka gjetur “konak”, në Serbi.
Ai ka kaluar kufijtë tokësorë dhe ka shkuar në Serbi për takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiq – i cili e ka mirëpritur atë.
Dodik këtë vizitë e ka barë pikërisht më 24 mars, kur shënohet 26 vjetori i nisjes së bombardimeve të NATO’s ndaj Jugosllavisë së atëhershme, me çfarë rezultoi me ndërprerjen e luftës në Kosovë – pas shumë krimeve të forcave serbe kundër popullsisë shqiptare në Kosovë
Mediumi “Klix Vijesti”, ka shkruar për këtë vizitë të Dodik, sesi është tejet e vështirë që Dodik të arrestohet në Serbi.
Dodik njihet për gjuhën e tij nacionaliste serbe, duke u thirrur në synime për hegjemoni serbe në rajon – aspirata të lidhura me mite mesjetare të historisë serbe.