Gjesti hap zemrën: Nuk dua të jem bashkë me Eglin, edhe unë jam i lënduar

by Nexhat

Në një bisedë të ngarkuar emocionalisht, Gjesti ka shprehur hapur ndjenjat e tij rreth situatës me Eglin, duke kërkuar një komunikim të sinqertë mes tyre.

Ai ka pranuar se marrëdhënia e tyre ka pasur sfida dhe gabime nga të dyja palët, por nuk pranon të mbajë i vetëm peshën e fajit.

banner

“Këtë e ka hëngër dreqi. I kam thënë: ‘Këtu do të ta fusin të gjithë.’ Tani më gjuhet mua. Unë thjesht dua komunikim, nuk dua të jem bashkë me Eglin”.

“Dua të merrem vesh, të falim njëri-tjetrin”, është shprehur ai, duke nënvizuar dëshirën për një zgjidhje paqësore, pa e kthyer situatën në një luftë fajësimi.

Ai ka theksuar gjithashtu se nuk është vetëm Egli ajo që ka mbetur e pastër nga kjo histori, por edhe ai vetë ka përjetuar dhimbje dhe barrë emocionale

“Të dy kemi pasur faj, jo vetëm unë. Nuk mundesh të m’i hedhësh të gjitha mua. Unë ia kam treguar të gjitha gjërat”, ka deklaruar Gjesti, duke kërkuar mirëkuptim dhe ndershmëri në analizën e situatës.

Fjalët e tij tregojnë se, pavarësisht ndasive dhe konflikteve, ai synon të ruajë një raport të respektueshëm me Eglin, duke mos lejuar që tensionet të përshkallëzohen më tej

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy