Klubet e Ligës Premier janë në biesdime për ta mbyllur afatin kalimtar veror 2025 dy ditë para fillimit të sezonit.
Kjo ide ishte formuluar në një takim të drejtorëve sportivë të 20 klubeve të elitës së futbollit anglez më 20 shkurt, raporton The Telegraph.
Atje të gjithë ranë dakord se do të ishte më mirë për trajnerët që t’i kenë ekipet e tyre të caktuara nga janari deri në vikendin hapës.
Një problem me këtë ide është që të binden edhe ligat tjera evropiane. Në rast se kjo nuk ndodhë, Liga Premier rrezikon që të humbasë lojtarët e saj në shtete të tjera, pa pasur aftësinë që t’i zëvendësojnë ata.
Superliga e Arabisë gjithashtu do të joshej ndaj mundësisë që të transferojë lojtarë nga Liga Premier pas mbylljes së afatit kalimtar atje
Afati kalimtar veror ishte mbyllur më herët në vitin 2018 dhe 2019 kur klubet dëshironin që t’i kishin ekipet e tyre të konfirmuara para se të goditej topi, por më pas u vendos se kjo po shkakton disavantazh në tregun e transferimeve.
Një ndryshim i mundshëm i këtij rregulli do të çonte në një proces votimi në rast se një takim mes pronarëve sugjeron se kjo ide mund të realizohet.
Në rast se procesi i votimit ndodhë, atëherë do të duhej miratimi i 14 nga 20 klubet pjesëmarrëse, në mënyrë që rregulli të ndryshohet