109
Dy persona kanë mbetur të vdekur sot në Komunën e Vushtrrisë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
Sipas tij, informacionet e para janë që një person fillimisht e ka privuar nga jeta një grua e më pas edhe veten.
“Konfirmojmë që janë dy viktima nga të shtënat me armë zjarri. Sipas informacioneve të para një person ka privuar nga jeta një grua e më pas edhe veten. Prokurori dhe policia janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Preteni.
Ndërkaq, një ditë më parë një vrasje e rëndë tronditi qytetin e Vushtrrisë ku mbeti i vrarë një 19 vjeçar.