Kosova fiton shumë nga UEFA pasi u ngrit në Ligën B të Ligës së Kombeve

by Nexhat

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një sukses historik, pasi është ngritur nga Liga C në Ligën D të Ligës së Kombeve.

Shtatë vite më parë Dardanët e nisën nga Liga D, derisa tani janë në B ku janë në mesin e 32 Kombëtareve më të mira në Evropë.

banner

E ngritja në Ligën B i sjell edhe të ardhura shtesë Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sipas rregullit të shtëpisë më të madhe evropiane të futbollit UEFA, kombëtaret që garojnë në Ligën B përfitojnë 1,5 milionë euro, shifër që është jashtëzakonisht e lartë për federatat e shteteve të vogla.

Këto të ardhura janë të garantuara tanimë, por ato mund të jenë edhe më të mëdha kur merren parasysh edhe të drejtat televizive.

Ky është një vendim i UEFA-s i marrë në vitin 2018.

Ndërkohë fituesi i përgjithshëm i Ligës së Kombeve, ku mund të jetë një nga kombëtaret si Gjermania, Franca, Spanja apo Portugalia do të fitojë 10,5 milionë euro

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy